Lidhje

Kryeprokurori i Hagës do të apelojë vendimin për Haradinajn


Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës ka vendosur ta apelojë vendimin për të liruar nga akuzat ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.

Një zëdhënëse e prokurororit Serge Brammertz thotë se do ta depozitojë nesër kërkesën për apelim.

Gjykata rrëzoi muajin e kaluar akuzat për krime lufte ndaj zotit Haradinaj dhe bashkëpunëtorit të tij Idriz Balaj. Gjykata dënoi një të pandehur të tretë, Lahi Brahimajn me gjashtë vjet burgim për trajtim mizor të burgosurve në një kamp të UÇK-së.

Prokurorët kishin ngritur 37 akuza ndaj zotit Haradinaj, mes të cilave përfshirje në vrasje, përndjekje, përdhunim dhe deportim të serbëve të Kosovës në zonat e kontrolluara prej tij në vitin 1998.//ii

XS
SM
MD
LG