Lidhje

Serbët e Kosovës protestojnë ndaj Beogradit për lidhjet me BE-në


Një grup serbësh të Kosovës protestuan në Mitrovicë kundër vendimit të Serbisë, për të nënshkruar marrëveshjen për lidhje më të ngushta me Bashkimin Evropian. Protestuesit dogjën flamurin amerikan dhe kritikuan Presidentin serb Boris Tadiç, që autorizoi nënshkrimin e marrëveshjes.

Kryeministri serb, Vojislav Kostunica, kundërshtoi nënshkrimin e marrëveshjes, nëse aty nuk thuhet qartë se Kosova është pjesë e Serbisë. Ai thotë se një marrëveshje pa një klauzolë të tillë do të nënkuptonte njohjen e pavarësisë së Kosovës. Pavarësia e Kosovës është njohur nga mbi 30 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Por Serbia dhe aleatja e saj tradicionale, Rusia, këmbëngulin në ruajtjen e sovranitetit serb në Kosovë.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian, shpresojnë se nënshkrimi i marrëveshjes para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit në Serbi do të ndihmonte politikanët reformatorë.//lk

XS
SM
MD
LG