Lidhje

Grevë e përgjithshme e punonjësve të hekurudhave në Belgjikë


Në Belgjikë një grevë 24-orëshe ka bllokuar gjithë sistemin e transportit hekurudhor sot, duke mbyllur edhe linjat kombëtare dhe ndërkombëtare.

Pasagjerët që udhëtojnë me tren u detyruan të gjejnë mënyra alternative transporti për të shkuar në punë, ndërkohë që greva ka bllokuar në stacione edhe trenat e shpejtësisë së lartë në Francë, Gjermani, Britani dhe Holandë.

Punonjësit e sistemit belg të hekurudhave janë hedhur në grevë me kërkesat për rritje rrogash dhe përmirësimin e kushteve të punës. Greva filloi pasi dështuan negociatat e javës së kaluar ndërmjet drejtuesve të kompanisë operuese të hekurudhave dhe sindikatës së punëtorëve hekurudhorë. Greva pritet të përfundojë sot në orën 22 sipas orës lokale. //ad//

XS
SM
MD
LG