Lidhje

Rusia dhe Kina kritikojnë planin amerikan të mbrojtjes nga raketat


Rusia dhe Kina thonë se planet e Shteteve të Bashkuara për ndërtimin e një sistemi për mbrojtjen nga raketat në Evropën qendrore mund të bëjnë më shumë dëm se mirë.

Presidenti rus Dimitri Medvedev dhe presidenti kinez Hu Gjintao kritikuan planin amerikan të raketave në një deklaratë të përbashkët, menjëherë pas arritjes së udhëheqësit të Kremlinit në Pekin.

Udhëheqësit e Kinës dhe Rusisë thanë se vendosja e një sistemi të mbrojtjes nga raketat dhe e një radari në Poloni dhe në Republikën Çeke është në kundërshtim me përpjekjet për të nxitur besimin dhe stabilitetin.

Zoti Hu dhe zoti Medvedev ranë gjithashtu dakord për një marrëveshje me vlerë prej një miliard dollarë për ndërtimin nga Rusia të një uzine për prodhimin e energjisë bërthamore në Kinë. Zoti Medvedev ndodhet në Pekin për dy ditë bisedime mbi tregëtinë dhe çështjet ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG