Lidhje

Rid, Pelosi: Superdelegatët të zgjedhin mes senatorëve Obama dhe Klinton


Dy udhëheqësit më të lartë demokratë të Kongresit thonë se janë të gatshëm që t’i japin fund garës së gjatë presidenciale për emërimin e partisë, mes Senatorëve Barak Obama dhe Hillari Klinton.

Udhëheqësi i shumicës në senat Heri Rid tha se ai dhe Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nensi Pelosi do të fillojnë t’u kërkojnë personalisht superdelegatëve që të shprehnin publikisht mbështetjen për zotin Obama, ose zonjën Clinton, pas tre garave paraprake të javës së ardhshme.

Superdelegatët janë zyrtarë të zgjedhur, ose figura me peshë të partisë që mund të mbështesin secilin kandidat që duan.

Zoti Reid dhe zonja Pelosi duan të shmangin zgjatjen e garës së emërimit të partisë deri në kuvendin e gushtit, gjë që ata mendojnë se mund të dëmtojë shanset e partisë në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit.

Senatori Obama ka aktualisht një epërsi të konsiderueshme si nga numri i superdelegatëve ashtu edhe delegatëve në prag të zgjedhjeve të fundit paraprake. //bsa//

XS
SM
MD
LG