Lidhje

Tri albume të reja të muzikës bluz nga artistë të famshëm


Tri albume të muzikës bluz kanë dalë kohët e fundit në qarkullim. Motive të muzikës bluz dhe rrok i gjen të gërshetuara në albumin e ri të këngëtarit Walter Trout me titull “The Outsider” nga i cili kemi zgjedhur këngën "The Restless Age".

"The Restless Age"

Walter Trout është një nga kitaristët më të mirë bashkëkohorë të bluzit, që krahasohet shpesh nga kritika muzikore me Eric Clapton dhe Stevie Ray Vaughan. Ai ka shumë tifozë në Evropë, Australi dhe Shtetet e Bashkuara.

Këngëtari dhe kompozitori Mike Zito, që zakonisht këndon muzikë pop dhe sol, në albumin e tij më të fundit me titull "Today" i është kushtuar bluzit dhe ky album është një nga icizimet më të mira të vitit të muzikës bluz. “Hollywood” është një prej këngëve të këtij albumi.

"Hollywood"

Ndërsa Mike Zito dhe Walter Trout janë kitaristë të shkëlqyer, Kenny Wayne provon edhe një herë me albumin e tij të ri se është mbreti i pianos bugi-vugi.

"Boogie Woogie Mama"

Albumi i ri me titull "Can't Stop Now" i Kenny Wayne-it përmban një kompozim të tij kushtuar muzikantëve legjendarë të New Orleans-it Fats Domino dhe Dave Bartholomew, si dhe një interpretim të tij nga kompozimet e pianistit të famshëm të bluzit, Johnnie Johnson, atë me titull "Tanqueray".

"Tanqueray"

//iç//

XS
SM
MD
LG