Lidhje

Kryeministri izraelit Ehud Olmert viziton Uashingtonin


Kryeministri izraelit Ehud Olmert ndodhet në Uashington për një vizitë tri-ditëshe, e cila është errësuar nga skandali për korrupsion që ka njollosur emrin e zotit Olmert.

Kryeministri izraelit po takohet me Sekretaren amerikane të Shtetit Kondoliza Rajs dhe me udhëheqësit e një grupi lobist pro-izraelit sot. Ndërsa nesër, ai do të takohet me Presidentin Bush.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Dana Perino thotë se dy udhëheqësit do të diskutojnë përpjekjet për paqe izraelito-palestineze, me synimin për përcaktimin e parametrave të një shteti të ri palestinez brenda këtij viti. Pritet që ata të diskutojnë edhe kërcënimin e mundshëm që paraqet programi bërthamor i Iranit.

Gazetat izraelite shkruajnë se zoti Olmert do t’u kërkojë Shteteve të Bashkuara që ta pajisin Izraelin me një sistem të avancuar radarësh dhe me avionë të rinj ushtarakë.

Zonja Perino tha se Presidenti Bush nuk është i përqendruar në hetimet për korrupsion që janë hapur ndaj zotit Olmert. Udhëheqësi izraelit ka hedhur poshtë thirrjet për të dhënë dorëheqjen, pas akuzave se ka marrë rryshfete nga një biznesmen amerikan.//lk

XS
SM
MD
LG