Lidhje

Sarkozi: Franca do të rihyjë  në komandën ushtarake të NATO-s


Presidenti francez Nikolas Sarkozi thotë se Franca do të rihyjë në komandën ushtarake të NATO-s pas një shkëputjeje prej katër dekadash.

Megjithatë, thotë ai, arsenali bërthamor i vendit të tij do të mbetet nën kontroll të rreptë kombëtar.

Zoti Sarkozi e konfirmoi vendimin e tij sot në Paris. Ai u tha oficerëve të lartë të ushtrisë se vendimi është marrë kryesisht për shkak të kërcënimit terrorist në Francë dhe në pjesën tjetër të Evropës. Zoti Sarkozi nuk dha ndonjë datë se kur vendi i tij do të hyjë në NATO, por analistët thonë se kjo ka të ngjarë të ndodhë vitin e ardhshëm.

Udhëheqësi francez bëri të ditur gjithashtu një reformim domethënës të ushtrisë franceze. Ai tha se ekziston nevoja për një forcë më të vogël ushtarake dhe shërbime më të zgjeruara të zbulimit. Ai tha se theksi do të vihet tek përdorimi i satelitëve dhe teknologjive të tjera.

Franca është aktualisht anëtare e aleancës 26-kombëshe, por nuk është pjesë e strukturës së komandës së NATO-s. //bsa//

XS
SM
MD
LG