Sot
në Prishtinë u mblodh Grupi Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën, i përbërë nga 25 vende që kanë njohur pavarësinë e shpallur më 17
shkurt. Udhëheqësi i këtij Grupi, Piter Feith, tha se anëtarët e Grupit përkrahën procesin e ristrukturimit të Misionit të Kombeve të
Bashkuara, i cili lehtëson vendosjen e Misionit të Bashkimit Evropian
në të gjitha pjesët e Kosovës. Zoti Feith e quajti pa ndikim ligjor
Parlamentin e Bashkësive të Komunave serbe në veri të Kosovës.//lk