Lidhje

Afganistan: 41 të vrarë nga një sulm me bombë në Kabul


Autoritetet në Afganistan thonë se një sulm vetëvrasës me bombë para ambasadës indiane në Kabul shkaktoi vdekjen e të paktën 41 vetëve, përfshirë 4 shtetas indianë. Një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë njofton se 141 vetë janë plagosur nga sulmi i sotëm.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin. Por Ministria e Brendshme afgane thekson se sulmi ka të ngjarë të jetë kryer në bashkëpunim me ato që i cilëson si "rrjete aktive spiunazhi në rajon." Në të kaluarën, Afganistani ka akuzuar agjentë pakistanezë si organizatorë të një numër sulmesh në territorin e tij.

Në Uashington, një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë e dënoi sulmin, duke e cilësuar një akt të panevojshëm dhune. Edhe Presidenti afgan Hamid Karzai e dënoi sulmin, duke thënë se u ndërmor nga militantë, që nuk duan miqësinë mes Afganistanit dhe Indisë.

India ka marrëdhënie të ngushta me qeverinë afgane dhe po financon një numër projektesh për infrastrukturën e Afganistanit. //ad//

XS
SM
MD
LG