Lidhje

Stamboll: Sulmohen policët pranë konsullatës amerikane, 6 të vrarë


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Turqi tha se sulmi vdekjeprurës kundër policisë turke pranë konsullatës amerikane në Stamboll ishte një akt terrorizmi.

Tre policë dhe tre persona të armatosur u vranë gjatë sulmit të sotëm në lagjen Istinye të Stambollit jashtë kompleksit të konsullatës, e cila është e rrethuar me mure të lartë.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Ross Wilson u tha gazetarëve në Ankara se ka kërkuar shtimin e masave të sigurisë për misionert diplomatike amerikane kudo në Turqi.

Sipas dëshmitarëve, tre persona të armatosur dolën nga një makinë dhe filluan të qëllojnë ndaj policëve në hyrje të konsullatës. Policët u përgjigjën me zjarr duke vrarë personat në fjalë.

Autoritetet janë në kërkim të një personi të katërt i cili u largua nga vendi i ngjarjes me makinë.

Një zëdhënëse e ambasadës tha se asnjë nga personeli i konsullatës nuk është dëmtuar. //ii

XS
SM
MD
LG