Lidhje

Lavrov: Provat e Iranit tregojnë se sistemi i mbrojtjes është i panevojshëm


Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tha se provat e Iranit me raketa këtë javë tregojnë se sistemi amerikan për mbrojtjen nga raketat në Europë është i panevojshëm, pasi raketat e Teheranit nuk kanë rreze të gjatë.

Zoti Lavrov tha të premten në Moskë se provat tregojnë se rrezja e raketave të Iranit shkon deri në dy mijë kilometra, prandaj sistemi mbrojtës nga raketat në Europë nuk është i nevojshëm.

Zoti Lavrov tha se problemi i Iranit duhet të zgjidhet përmes negociatave dhe mjeteve politike dhe diplomatike dhe jo përmes kërcënimeve.

Duke folur të enjten në Gjeorgji, Sekretarja amerikane e Shtetit Kondolisa Rajs tha se sistemi i mbrojtjes nga raketat do ta bënte më të vështirë për Iranin që të bënte kërcënime.

Në fillim të kësaj jave, zonja Rajs nënshkroi një marrëveshje në Pragë, e cila do ta lejojë Uashingtonin të dislokojë një pjesë të një sistemi mbrojtës nga raketat në Republikën Çeke. //bsa//

XS
SM
MD
LG