Lidhje

Qeveria e Kosovës lëshon pasaportën e parë


Qeveria e Kosovës lëshoi pasaportën e parë, 5 muaj pasi Prishtina shpalli pavarësinë nga Beogradi.

Duke i dhënë pasaportën e parë qytetares Teuta Begolli, në ceremoninë e zhvilluar sot në Prishtinë, kryeministri Hashim Thaçi, tha se dhënia e pasaportave shënon një fazë të re historike për vendin.

Ai tha se pasaporta u jep njerzve identitetin e tyre, atë të qytetarëve të Kosovës. //kk//


XS
SM
MD
LG