Lidhje

Ligjëvënësit italianë miratojnë traktatin e reformave të Bashkimit Evropian


Ligjëvënësit italianë miratuan traktatin e reformave të Bashkimit Evropian, të cilin votuesit irlandezë e hodhën poshtë në një referendum muajin e kaluar.

Dhoma e ulët e parlamentit italian e ratifikoi sot njëzëri marrëveshjen e cila u miratua nga senati javën e kaluar.

Presidenti Xhorxhio Napolitano pritet që të firmosë aktin e miratuar nga parlamenti, duke e renditur Italinë si vendin e 24-të që e pranon këtë traktat.

Traktati, i cili duhet miratuar nga 27 anëtarët e BE-së që të hyjë në fuqi, ka si synim zëvendësojë projekt-kushtetutën e organizatës e cila nuk u pranua nga votuesit francezë dhe hollandezë në vitin 2005.

Përkrahësit e marrëveshjes thonë se është e paqartë se si mund të zgjidhet cështja e traktatit, mbasi Irlanda nuk e pranoi atë në muajin qershor.//kh//

XS
SM
MD
LG