Lidhje

Sarkozi: Medvedev ka premtuar largimin e trupave ruse nga Gjeorgjia


Franca thotë se presidenti rus Dimitri Medvedev ka premtuar se trupat ruse do të largohen nga Gjeorgjia deri nga mesi i ditës së hënë.

Zyra e presidentit francez Nikolas Sarkozi thotë se zotimi për t’u tërhequr u deklarua të shtunën gjatë një bisede telefonike mes udhëheqësve francezë dhe rusë. Zyra e zotit Sarkozi tha se ai e kishte paralajmëruar zotin Medvedev për pasoja serioze nëse Moska nuk zbaton armëpushimin e nënshkruar të shtunën.

Trupat ruse filluan të tërhiqen të shtunën nga qendra e Igeotit, një qytet rreth 50 kilometra jashtë kryeqytetit gjeorgjian Tbilisi.

Të dielën në Uashington, Sekretarja amerikane e Shtetit Kondolisa Rajs tha se armëpushimi kërkon që trupat e të dy palëve të tërhiqen në pozicionet që kishin para fillimit të konfliktit me 7 gusht. Ajo tha se armëpushimi lejon një numër të kufizuar paqeruajtësish rusë të qendrojnë përkohësisht në disa zona deri sa të arrijnë vëzhguesit evropianë. //bsa//

XS
SM
MD
LG