Këshilli bashkiak i Beogradit zgjodhi një anëtar të Partisë Demokratike si kryebashkiakun e qytetit ndërsa pritej që një politikan ekstremist i djathtë të merrte këtë post.
Këshilli zgjodhi sot zotin Dragan Djlias në këtë post.
Koalicioni qeverisës në Beograd, i cili përbëhet nga partia serbe pro-perëndimore demokrate si dhe nga nacionalistët socialistë, është bërë bashkë me partinë e vogël liberale demokratike për të mbështetur kandidaturën e kryebashkiakut.
Më herët këtë vit, partia socialiste bëri publike
një aleancë me partinë ultra-nacionaliste radikale. Koalicioni mori fund kur
udhëheqësia socialiste ra dakord të formonte një koalicion në rang kombëtar me
partitë pro-perëndimore.