Lidhje

SHBA: Vazhdojnë spekullimet rreth kandidatëve për nën-president


Kandidatët për president në Shtetet e Bashkuara u përqëndruan sot në çështje të politikave të tyre, ndërsa vazhdojnë spekullimet rreth kandidatëve për nën-president, që do të zgjedhin Barak Obama dhe Xhon Mekein.

Gjatë një fjalimi që mbajti sot në shtetin e Virxhinias lidhur me ekonominë, kandidati demokrat, senatori Barak Obama, u tha votuesve se politikat ekonomike të rivalit të tij republikan do të ishin vazhdim, siç u shpreh ai, i politikave të dështuara të presidentit Xhorxh Bush.

Gjatë një takimi fushate po sot në shtetin tjetër të Nju Meksikos, senatori Xhon Mekein kritikoi përsëri zotin Obama për kundërshtimin e propozimit për shpime nafte në det.

Barak Obama do të kthehet në shtetin e tij Ilinoi në fund të javës, ku të shtunën do të ketë një takim zgjedhor në kryeqytetin e Illinois Springfield. Aty ai pritet të paraqitet me kandidatin për nën-president. Në këtë qytet ai nisi fushatën për zgjedhjet presidenciale në shkurt të vitit 2007. Kuvendi i Partisë Demokrate fillon të hënën.

Kandidati republikan Xhon Mekein mund ta njoftojë kandidatin për nën-president të premten e javës së ardhshme, me rastin e datëlindjes së tij, kur mbush 72 vjeç, vetëm 3 ditë para fillimit të kuventi të partisë republikane. (ze)

XS
SM
MD
LG