Lidhje

Spanja po mban tre ditë zi pas katastrofës së djeshme


Spanja po mban tre ditë zi pas katastrofës më të rëndë ajrore në vend në më shumë se dy dekada.

153 persona u vranë kur avioni Spanair, me 172 pasagjerë doli nga pista gjatë ngritjes dje në aeroportin e Madridit. Shumica e 19 të mbijetuarve nga aksidenti janë plagosur.

Hetuesit thanë se piloti njoftoi fillimisht për një problem me një valvul të temperaturës, duke e shtyrë nisjen ndërsa mekanikët zgjidhën problemin.

Autoritetet thanë se kanë nxjerrë dy kutitë e zeza të regjistrimit që mund të ndihmojnë në përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. Hetuesit kanë përjashtuar mundësinë e ndonjë gabimi njerëzor.

Avioni i tipit MD-82 po shkonte drejt ishujve Kanare, një destinacion i njohur turistik. (ze)

XS
SM
MD
LG