Lidhje

Lavrov:  Do të mbajmë 500 trupa në zonën e sigurisë përreth Osetisë Jugore


Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Rusia ka në plan të mbajë 500 trupa në disa pika kontrolli në zonën e sigurisë përreth rajonit të trazuar të Osetisë Jugore.

Zoti Lavrov i bëri këto komente sot në Rusinë jugore, ndërsa dëshmitarët në Gjeorgji njoftojnë se disa mjete të blinduara filluan tërheqjen nga qëndra e qytetit, për në Osetinë Jugore. Kremlini ka premtuar të tërhiqet nga Gjeorgjia deri nesër, sipas planit të ndërmjetësuar nga Franca. Zoti Lavrov nuk tha se sa trupa ka në plan Moska të mbajë në Osetinë Jugore.

Por një general rus u tha gazetarëve se Gjeorgjia shkeli marrëveshjen e paqeruajtësve kur sulmoi Osetinë Jugore në fillim të muajit. Sipas tij, Rusia do të përjashtojë forcat gjeorgjiane nga zona.

Tensionet në Gjeorgji vazhdojnë, ndërkohë që trupat ruse mbajnë ende pika kontrolli në qytetin Gori. Trupat ruse kanë dhënë pak shenja tërheqjeje, megjithë zotimet e dhëna se do të tërhiqen brenda pak ditësh. //rd//

XS
SM
MD
LG