Lidhje

Ndërmjetësi Nimitz në Shkup për emrin e Maqedonisë


Ndërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuara për çëshjten e emrit të Maqedonisë, Mathew Nimitz ndodhet në Shkup ku po takohet me zyrtarët më të lartë shtetërorë të vendit.

Zoti Nimitz u tha mjeteve të informimit se po bëhen përpjekje për një formulë afatgjatë që do t'i kënaqte të dyja palët. Ai nuk dha hollësi në lidhje me propozimet e tij, ndërkohë që theksoi se nuk ka një afat të caktuar për zgjidhjen e çështjes por se kjo periudhë kohore është me shumë rëndësi. Ai la të kuptohej se bisedimet janë përqëndruar vetëm mbi çështjen e emrit dhe jo për kërkesa të tjera të palëve.

Autoritetet maqedonase kanë qëndrim të përbashkët për sa i përket emrit të vendit, të kontestuar nga Greqia fqinje. Takimi i fundit i përfaqësuesve grekë dhe maqedonas me ndërmejtësin Nimitz u mbajt me datën 13 të këtij muaji në Nju Jork. Nesër zoti Nimitz shkon në Selanik për t'u takuar me palën greke.

XS
SM
MD
LG