Lidhje

Gjeorgji: protesta kundër pranisë së trupave ruse


Në Gjeorgji, qindra protestues janë mbledhur në qytetin-port Poti në Brigjet e Detit të Zi, duke kërkuar tërheqjen e trupave ruse nga qyteti.

Ata hidhnin parulla “rusë, kthehuni në vendin tuaj” dhe protestonin para postblloqeve ku janë dislokuar trupa ruse me automjete të blinduara. Nuk ka pasur njoftime për përleshje.

Moska thotë se ka përmbushur kërkesat e marrëveshjes për paqe me Tbilisin. Por, përveç Potit, trupat ruse vazhdojnë patrullimet në të ashtuquajturat “zona sigurie” në Gjeorgji, ku Rusia pretendon se ka të drejtën të dislokojë trupa.

Këto zona përfshijnë bazën e aviacionit në Senaki dhe segmente të rrugës kryesore që lidh Tbilisin me Detin e Zi.

Gjenarali rus Anatoly Nogovisin tha se forcat e komanduara nga ai do të vazhdojnë të qëndrojnë në disa pjesë të Gjeorgjisë. Ai akuzon Tbilisin se po përgatit një valë të re sulmesh në Osetinë Jugore.//IB

XS
SM
MD
LG