Lidhje

Bilanci i uraganit Gustav: Shtatë të vrarë dhe dëme materiale në shumë zona


Uragani Gustav ka shkaktuar dëme materiale në shumë zona, pasi kaloi përmes jugut të Shteteve të Bashkuara, por dëmet nuk mund të karahasohen me ato të shkaktuar nga uragani Katrina tre vjet më parë.

Megjithatë, mendohet se dëmet materiale do të arrijnë shifra miliardë dollarësh.

Stuhia i mori jetën 7 vetëve, detyroi ndalimin e prodhimit të naftës dhe shkaktoi përmbytje në shtetin e Luizianës dhe Misisipit.

Shumë nga zonat e prekura vazhdojnë t’i nënshtrohen ndalim- qarkullimit. Guvernatori i Luizianës Bobi Xhindal tha se shteti i tij do të këshillohet me qeverinë lokale lidhur me kohën kur banorët e larguar mund të kthehen në shtëpitë e tyre.

Zyrtarë federalë, shtetërorë dhe lokalë u kritikuan tre vjet më parë për mungesën e përgatitjeve dhe përgigjen e vonuar ndaj uraganit Katrina. Kësaj here, zyrtarët urdhëruan evakuimin e banorëve para se të vinte stuhia. Që prej uraganit Katrina, në qytetin e Nju Orlinsit është përmirësuar sistemi i digave, si dhe parapërgatitjet në raste krizash.//lk

XS
SM
MD
LG