Lidhje

Çmimet e naftës shënojnë ulje për të katërtën ditë


Çmimet e naftës kanë rënë për të katërtën ditë me radhë, pas njoftimeve të njëpasnjëshme të kompanive të naftës, se uragani Gustav nuk shkaktoi dëme në objektet e tyre gjatë kalimit të tij në Gjirin e Meksikës.

Sot në bursën e Nju Jorkut, çmimi i naftës bruto për fuçi shkoi nën 108 dollarë për fuçi, por më pas u ngrit disi. Disa ekonomistë thanë se investitorët janë duke u përqëndruar përsëri në gjendjen e ekonomisë globale dhe duke ulur kërkesat për naftë.

Gjitashtu, çmimet e naftës pësuan rënie dhe pas njoftimit të qeverisë së Shteteve të Bashkuara për nxjerrjen në treg të rreth 250 mijë fuçi naftë nga Rezervat e saj Strategjike të Naftës, për të ndihmuar në defiçitet e shkaktuara.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara tha dje se asnjë nga rafineritë dhe tubacionet e naftës në Gjirin e Meksikës nuk ka rifilluar prodhimin e naftës, por disa kompani njoftuan se janë të gatshme, që punëtorët e evakuuar të fillojnë përsëri punën, duke filluar nga dita e sotme.//lk

XS
SM
MD
LG