Lidhje

Gjendja ekonomike në Evropë


Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim thotë se ekonomia britanike mesa duket do të zhytet në rënie ekonomike këtë vit dhe se ekonomitë më të mëdha në kontinentin evropian nuk do të kenë shans më të mirë. Ndërkohë, kryeministri britanik Gordon Brown shpalosi planet për shpenzimin e afro 2 miliard dollarëve për të përtërirë tregun e dobësuar të shit-blerjes së shtepive i cili po vuan nga renia më e keqe që nga fillimi i viteve 1990.

Organizata për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillim parashikon që eknomia në Britani të vazhdojë të ketë bilanc negativ. Organizata me qendër në Paris parashikon që ekonomia britanike aktualisht të tkurret në masë vjetore prej 3/10 e 1% në tremujorin e tretë dhe 2/5 e 1% në tremujorin e katërt. Por edhe pjesa tjetër e Evropës nuk duket më mirë. Organizata parashikon se tre ekonomitë më të mëdha të rajonit Gjermania, Franca dhe Italia thuajse nuk do të njohin rritje këtë vit.

Britania ka marrë masa për t’iu kundërpëgjigjur parashikimeve me disa programe nxitëse qeveritare me synimin për të stimuluar ekonominë. Gjeja më problematike në ekonominë britanike është tregu i shtëpive ku dhënia e kredive ka rënë rreth 70% krahasuar me një vit më parë. Duke patur parasysh tregun e rënduar, qeveria e kryeministrit Gordon Brown po eleminon taksën blerëse të shtepive që kushtojnë më pak se 312 mijë dollarë. Kjo masë do të prekë gati gjysmën e tregut të shtëpive në tregun britanik.

“Pronarët e shtëpive duhet ta dinë se ne do të bëjmë gjithçka të jetë e mundur për të stimuluar tregun e shtepive...ndihmë me heqjen e taksave për blerësit, ndihmë për ata që blejnë për herë të parë, ndihma për të ndërtuar më shumë banesa me çmime të përballueshme, ndihma për të hequr nga tregu shtëpitë e pashitura dhe ndihma për ata që përballen me vështiresi. Këto janë ato që qeveria duhet të bëjë për të ndihmuar njerëzit ndërkohë që përballemi me një situatë të vështirë dhe pastaj të tregojmë se ekonomia jonë është elastike dhe do ti kapërcejë këto probleme.”

Sekretari britanik i thesarit Alistair Darling thotë se fakti që momente të vështira ekonomike që po ndien në mbarë botën nuk e bën të lehtë kapërcimin e situatës.

“Po përballemi me kohë të vështira. Jemi në një situatë ku kemi të bëjmë me kombinimin e krizës së kredive me çmimin e lartë të benzinës dhe ushqimeve. Kjo është një situatë unike për të cilën edhe FMN ka thënë se nuk është parë që në vitet 1930.”

Përveç eliminimit të taksës blerëse të shtepisë për gjysmën e ulët të tregut, Darling thotë se qeveria do të nxjerrë një masë për të ndihmuar ata që janë blerës për herë të parë dhe kanë të ardhura të pakta dhe do japë një kredi falas pesë vjeçare që është sa 1/3e vlerës së shtëpisë.

Gjithashtu, për të luftuar falimentimet në rritje, qeveria po shpalos një plan për të mbrojtur familjet që rrezikojnë të humbasin shtepitë e tyre. Në disa raste, qeveria do t’u japë para familjeve të tilla për të ndihmuar me pagesën e kredive përkundrejt të qenurit bashkëpronar. (ze)

XS
SM
MD
LG