Lidhje

Vazhdojnë përpjekjet për shpëtimin e Alitalias


Një konfederatë e sindikatave të punëtorëve italianë ka dhënë miratimin paraprak për një plan për marrjen nën kontroll të kompanisë ajrore, Alitalia.

Përfaqësuesi i lartë i sindikatës Gulielmo Epifani tha sot se konfederata ka mbështetur një plan paraprak, sipas të cilit Konsorciumi Italian Air mund të marrë nën kontroll kompaninë Alitalia. Konsorciumi tërhoqi një ofertë ditën e hënë, mbasi sindikata kundërshtoi një draft, i cili do të sillte shkurtimin të shumta vendesh pune.

Njoftohet se konsorciumi është gati të përfshijë përsëri në ofertë çështje kyçe, bashkë me krerët e sindikatës.

Kompania e fluturimeve Alitalia, është afërsisht 2 miliardë dollarë në borxhe dhe njoftohet se po humbet rreth tre milion dollarë çdo ditë.

Marrëveshja e re ende ka nevojë për mbështetjen e sindikatave të pilotëve dhe punonjësve të ekipeve të fluturimit, përfaqësuesit e të cilëve u takuan më herët gjatë ditës së sotme në Romë. Nuk ka hollësi nga ky takim.

XS
SM
MD
LG