Lidhje

Shtëpia e Bardhë përshëndet votimin në Senat për anëtarësimin e Shqipërisë në Nato


Shtëpia e Bardhë përshëndeti miratimin nga Senati të protokollit për zgjerimin e Natos me Shqipërinë dhe Kroacinë.

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhet se Shqipëria dhe Kroacia do të jenë dy anëtare të reja shumë të vlefshme për Naton.

Deklarata shton se Shtetet e Bashkuara shpresojnë që një ditë të mirëpresin edhe Maqedoninë në Aleancë, kur të jetë zgjidhur mosmarrëveshja mes saj dhe Greqisë lidhur me emrin. Greqia ka bllokuar anëtarësimin e Maqedonisë në Nato, pasi Maqedonia ka të njëjtin emër si një provincë greke.

Aleanca e Atlantikut Verior ka miratuar ndërkaq anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në këtë organizatë. Pasi anëtarësimi të ratifikohet nga parlamentet e 26 vendeve të tjera anëtare, Shqipëria dhe Kroacia pritet të anëtarësohen zyrtarisht në Nato në takimin e nivelit të lartë të Aleancën në prill 2009.

XS
SM
MD
LG