Lidhje

BE ka në plan t'i japë fund misionit paqeruajtës në Bosnje


Zyrtarët francezë thonë se ministrat e mbrojtjes të Bashkimit Evropian, po hartojnë një plan për t’i dhënë fund gradualisht misionit paqeruajtës të BE-së në Bosnje-Hercegovinë.

Disa diplomatë francezë thanë sot se shumica e ministrave mbështesin idenë e pakësimit të operacioneve të Bashkimit Evropian në Bosnje. Zyrtarët, të pranishëm në takimin jo-zyrtar të ministrave të mbrojtjes në Francë, i bënë komentet për gazetarët me kusht që të mbeteshin anonimë. Franca mban aktualisht presidencën e radhës të BE-së.

Vendimi për misionin në Bosnje nuk pritet të merret para 10 nëntorit, kur ministrat e mbrojtjes të zhvillojnë takimin zyrtar në Bruksel.

Diplomatët thanë se forca e tanishme paqeruajtëse e BE-së, mund të zëvendësohet nga një mision civil.//lk

XS
SM
MD
LG