Lidhje

Julianne Hough me albumin parë të zhanrit kantri


Kërcimtarja profesioniste, Julianne Hough, është bërë një artiste shumë popullore pas pjesëmarrjes në programin televiziv "Dancing with the Stars", “Kërcim me yjet”. Kërcimtarja 19-vjeçare është këngëtare e muzikës kantri. Kohët e fundit ajo nxorri në treg albumin e saj të parë.

Në konkursin "Dancing with the Stars", kërcimtarë profesionistë vallzojnë me njerëz të famshëm, si për shembull yjet e skenës apo të sportit. Kërcimtarja profesioniste, Julianne Hough, dhe partnerët e saj e kanë fituar këtë konkurs dy herë. Por këtë sezon ajo dhe partneri i saj u skualifikuan që në puntatat e para të konkursit.


Julianne shkoi në Nashville të shtetit Tennessee për të incizuar albumin që mban emrin e saj, "Julianne Hough". Kjo është kënga "That Song in My Head".


Julianne Hough u rrit të në qytetin Salt Lake të shtetit Utah. Kur ishte vetëm 4 vjeç, ajo këndonte në bandën muzikore të familjes së saj, White Lightning, që interpretonte në zhanrin kantri. Ashtu si Julianne, vëllai i saj më i madh, Derek, është kampion botëror i kërcimit dhe njëkohësisht këngëtar. Sëbashku ata incizuan për albumin e saj këngën me titull "Dreaming Under the Same Moon".

Julianne Hough thotë se kariera e saj e re e këngës është edhe realizimi një prej ëndërrave të saj. Ajo thotë se kur ishte 10 vjeç, i vuri vetes si qëllim që të bëhej këngëtare profesioniste kur të mbushte moshën 19 vjeçare. Tani Julianne ia ka arritur këtij qëllimi. Ja edhe një tjetër këngë interpretuar nga Julianne Hough, ajo me titull "My Hallelujah Song", që përfshihet në albumin e saj. //iç//

XS
SM
MD
LG