Lidhje

OBSH: Të sëmurët mendorë në vendet në zhvillim nuk trajtohen


Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se miliona njerëz në vendet në zhvillim që vuajnë nga sëmundje mendore nuk marrin trajtim për këto sëmundje.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara thotë në një raport të publikuar sot, se tre në çdo katër persona të sëmurë në vendet e varfëra nuk marrin ndihmë. Ky raport është baza e një programi të OKB-së, që synon të rrisë ndërgjegjësimin e njerëzve dhe të bindë qeveritë e ndryshme që të fillojnë të përmirësojnë programet ekzistuese të shëndetit mendor.

Programi ka në qendër të tij 8 çrregullime mendore, si skizofrenia, dementia apo epilepsia dhe synon mes të tjerash parandalimin e vetvrasjeve.

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për shëndetin mendor, Benedeto Saraçeno, tha se organizata e tij synon që deri në vitin 2015 të sigurojë trajtim mjeksor për 40 milionë njerëz, ose 20 përqind të personave që vuajnë nga sëmundje mendore në botë.//lk

XS
SM
MD
LG