Lidhje

SHBA: Fushata presidenciale në ditët e fundit, Obama në krye


Në Shtetet e Bashkuara, kandidatët për president, Xhon Mekejn dhe Barak Obama po bëjnë fushatë në një numër shtetesh të rëndësishme tani që kanë mbetur pak ditë nga zgjedhjet.

Republikani Mekejn po mban mitingje në Virxhinia dhe Pensilvani ndërsa kadidatja e tij për nënpresidente Sara Pejlin po bën ndalesa në Karolinën e Veriut dhe në Florida. Zoti Mekein ka premtuar në fjalimet që ka mbajtur sot nuk do t'i rrisë taksat për familjet e punonjësve dhe se do të përpiqet të krijojë vende të reja pune. Shteti i Pensilvanisë historikisht ka mbështetur demokratët, prandja zoti Mekein po përpiqet sot të sigurojë më tepër mbështetje në atë atë shtet.

Nga ana e tij, të dielën zoti Obama po zhvillon fushatë ne Nevada, Kolorado dhe Mizuri. Të trija këto shtete kanë votuar dy zgjedhjet e fundit për republikanët, por anketimet tregojnë se zoti Obama kryeson garën në Nevada dhe Kolorado, ndërsa në Mizuri gara po zhvillohet tepër e ngushtë. Zoti Obama i përqëndroi fjalimet gjatë fushatës së sotme tek ekonomia, duke u zotuar se në se zgjidhet president, ai do t’i shkurtojë taksat për familjet e punonjësve dhe për ta kthejë ekonominë amerikane në gjendjen normale.

Kandidati i tij për nënpresident, senatori i shtetit Delaver, Xhosef Biden, po merr pjesë në mitingje fushate në Indiana dhe Ohajo.Senatori Obama vazhdon të kryesojë ndaj senatorit Mekejn në anketat kombëtare me mbi 6 përqind dhe analistët thonë se recesioni ekonomik e ka ndihmuar atë në garën me kandidatin republikan. Zgjedhjet do të vendosen nga kolegji elektoral bazuar në rezultatet në të 50 shtetet dhe në Uashington DC.


XS
SM
MD
LG