Lidhje

Demokratët ruajnë kontrollin e Kongresit


Media thotë se demokratët e kanë ruajtur kontrollin e Kongresit dhe kanë siguruar të paktën katër vende më shumë në senat, sipas rezultateve paraprake.

Në shtetin e Virxhinias, duket se ish-guvernatori demokrat Mark Uorner ka fituar ndaj republikanit Xhim Gilmor në garën për të zëvendësuar senatorin republikan Xhon Uorner. Mark Uorner dhe Xhon Uorner nuk kanë lidhje familjare me njëri-tjetrin.

Sipas rezultateve paraprake në Karolinën e Veriut, demokratja Kei Hagan duket se ka fituar ndaj republikanes që mbante postin e senatores Elizabeth Doll.

Edhe votuesit në New Hamshër dhe Nju Meksiko sipas parashikimeve kanë zgjedhur demokratë në garën e senatit.

Demokratët kanë thelluar gjithashtu epërsinë në Dhomën e Përfaqësuesve, me parashikimet për fitore në Florida dhe Konektikat.

Të martën u votua për 35 vende në senatin me 100 anëtarë dhe për të 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve. //kk//

Republikanët po paralajmërojnë se nëse demokratët mbizotërojnë në dy dhomat e Kongresit dhe presidencën, ata mund të ngrenë taksat dhe të financojnë programe të tjera pa u sfiduar.

XS
SM
MD
LG