Lidhje

Tadiç: Do ta pranojmë misionin e BE-së nëse Kosova do të ketë status neutral


Presidenti serb Boris Tadiç thotë se qeveria e tij do ta pranojë misionin e Bashkimit Evropian në Kosovë, vetëm nëse jepen garanci sipas tij “të forta”, që misioni do ta konsiderojë statusin e Kosovës si neutral.

Njoftimet serbe citojnë presidentin Tadiç të ketë thënë të dielën se pa këto garanci, Beogradi nuk do të japë pëlqimin për vendosjen e misionit.

Të premten, zyrtari i lartë i BE-së, Pierre Mirel tha se organizata evropiane do të bjerë dakord që misioni i tij të miratohet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe të mbetet neutral lidhur me statusit të Kosovës.

Personeli i BE-së zëvendëson misionin e Kombeve të Bashkuara që u vendos në Kosovë në vitin 1999. //bsa//

XS
SM
MD
LG