Lidhje

Sekretari i Mbrojtes Gejts kritikon kërcënimet ruse për sistemin e raketave


Sekretari amerikan i Mbrojtes Robert Gejts tha se kërcënimet ruse për vendosjen e raketave taktike në afërsi të kufijëve të Polonisë, në përgjigje të planit amerikan për mbrojtjen nga raketat, nuk janë mikëpritja që meriton presidenti i ri amerikan.

Zoti Gejts foli sot në Estoni, pas një takimi jozyrtar të ministrave të mbrojtjes së Natos me homologun e tyre ukrainas. Zoti Gejts tha se kërcënimi javën e kaluar nga presidenti rus Dmitri Medvedev për të vendosur raketat në enklavën e tij balltike të Kaliningradit erdhi disa orë pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale. Ai e quajti kërcënimin provokues dhe çorientues.

Sekretari gejts hodhi gjithashtu poshtë propozimin, që zoti Medvedev bëri sot për një gazetë franceze kur tha se Moska do të anullojë dislokimin e raketave nëse Uashingtoni heq dorë nga planet e tij për ngritjen e një sistemi mbrojtës nga raketat në Poloni dhe Republikën Çeke.

Zoti Gejts po merr pjesë në takimin e Natos për të treguar mbështetjen amerikane ndaj aleatëve të Evropës lindore që kërcënohen nga Moska për përpjekjet e ndërtimit të lidhjeve më të ngushta me Perëndimin. //iç/

XS
SM
MD
LG