Lidhje

Prishtinë: Vazhdojnë bisedimet për shtrirjen e EULEX-it


Në Prishtinë edhe sot po vazhdojnë bisedimet ndërmjet përfaqësuesve ndërkombëtarë dhe autoriteteve vendase për gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët për vendosjen e Misionit të Bashkimit Evropian. Përfaqësues diplomatikë ndërkombëtarë u kanë bërë thirrje udhëheqësve vendas që të pranojë planin gjashtë pikësh të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Monn, për ristrukturimin e pranisë civile ndërkombëtare në Kosovë, por përfaqësuesit politik në Prishtinë thonë se, elemente thelbësore të dokumentit gjashtëpikësh, nuk janë të pranueshme për Kosovën në formën e tanishme të tyre. //iç//

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG