Lidhje

Astronautët e NASA-s realizuan një ecje të gjatë në hapësirë


Zyrtarët e Nasës thonë se astronautët në Stacionin Ndërkombëtar të Hapsirës realizuan ecjen më të gjatë në hapsirë në këtë mision. Ecja në hapsirë filloi të shtunën. Ishte parashikuar që astronautët të kalonin më shumë se 7 orë për të pastruar dhe vajisur boshtin e një krahu që lëviz panelet solare në drejtim rrezeve diellore.

Ndërkohë, inxhinierët këtu në tokë po mundohen të zgjedhin një problem me një sitem të ri të sapoinstaluar i ndërtuar për të ricikluar dhe transformuar ujin e ndenjur në ujë të pijshëm. Sistemi në fjalë ndaloi dy herë të premten ndërkohë që po testohej. Anija amerikane e hapsirës Endeavour është në një mision 15 ditor për të zgjeruar dhe përmirësuar kushtet e jetesës në Stacionin Ndërkombëtar të Hapsirës. //mm//

XS
SM
MD
LG