Lidhje

Shumë vende të botës mund të përballen me recesionin më të rëndë që nga 1980


Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik paralajmëron se shumë prej ekonomive kryesore të botës mund të përballen së shpejti me recesionin më të rëndë që prej viteve 1980.
Kjo organizatë, një prej më të mëdhave në botë për çështjet ekonomike, parashikon rënie në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe në Japoni.

Ekonomisti kryesor i kësaj organizate, Klaus Shmid-Hebel, tha gjithashtu se numri i të papunëve në vendet anëtare të kësaj organizate mund të shkojë deri në 8 milion.

Po sot, Banka Botërore njoftoi se parashikon që zhvillimi ekonomik i Kinës të ngadalsohet vitin e ardhshëm në rritmin më të ulët në 2 dekadat e fundit.

Banka uli sot parashikimin për rritmin ekonomik të Kinës për vitin 2009 në 7,5 për qind për shkak të krizës financiare në botë, gati 2 për qind më e ulët se sa parashikimi prej 9,4 për qind për këtë vit.

Ekonomisti i Bankës Botërore, Luis Kuijs, tha se rënie ekonomike e Kinës do të përkeqësohet gjatë 6-mujorit të parë të vitit të ardhshëm për shkak të uljes së kërkesës së eksportit.
Ai tha se ndërsa Kina nuk mund të shmangë krizën financiare globale, ky vend mund të marrë masa për të minimizuar ndikimin. (ze)

XS
SM
MD
LG