Lidhje

Ban Ki Moon udhëzon zyrtarët në Kosovë për përgatitjet e EULEX-it


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon i ka udhëzuar zyrtarët e OKB-së në Kosovë të fillojnë përgatitjet për misionin e Bashkimit Evropian atje.

Zoti Ban, tha se ai është i vetëdijshëm se autoritetet në Kosovë vazhdojnë të mos e pranojnë planin e tij prej 6 pikash për misionin e EULEX-it. Por një zëdhënës i OKB-së, tha sot se Sekretari i Përgjithshëm është i kënaqur që autoritetet në Kosovë kanë lënë të kuptohet se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me misionin evropian. Ajo tha se Këshilli i Sigurimit do të diskutojë mbi raportin e zotit Ban nesër pasdite.

Në Prishtinë ndërkohë, Kryeminsitri Hashim Thaçi, ripohoi kundërshtimin e tij ndaj planit të OKB-së, duke e quajtur atë të papranueshëm për Kosovën.

Plani i OKB-së do të krijonte struktura të ndryshme komande për forcat policore shqiptare dhe serbe në Kosovë. Forcat policore në rajonet e banuara nga shqiptarët do të jenë nën strukturën e EULEX-it, ndpërsa ato në zonat serbe nën strukturën e OKB-së. Autoritetet shqiptare janë të shqetësuara se kjo do t’i japë Serbisë ndikim në çështjet e brendshme të Kosovës. (ze)

XS
SM
MD
LG