Zyrtarë të Partisë Demokrate thonë se Presidenti i zgjedhur Barak Obama do ta emërojë të hënën Hillari Clintonin për postin e Sekretares së Shtetit.
Zoti Obama dhe senatorja Klinton ishin rivalë të ashpër në garën presidenciale. Për të bërë të mundur emërimin e zonjës Klinton, zyrtarët thonë se Bill Klintoni ra dakord të bëjë të njohura të gjithë emrat e donatorëve për fondacionin e tij.
Ish-presidenti amerikan pritet të bëjë të njohura mbi 200 mijë emra donatorësh, për të shmangur mundesine për konflikt interesi.
Zoti Klinton gjithashtu do të refuzojë donacionet nga qeveritë e huaja për konferencën e tij vjetore të bamirësisë," Nisma Globale Klinton".
Zyrtarët thanë gjithashtu se zoti Obama do të bëjë të njohur se do ta mbajë Robert Gejts në postin e Sekretarit të Mbrojtjes dhe në postin e Këshilltarit të Sigurimit Kombëtar do të emërojë gjeneralin e marinës amerikane në pension Xhim Xhons. Pritet që zoti Obama t’i shpallë këto emërime që priteshin, në një konferencë shtypi në Chikago.//mm//