Lidhje

Nafta pëson rënie të mëtejshme


Çmimet e naftës ranë sot më shumë se 3 dollarë për fuçi, pasi anëtarët e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës, OPEC, vendosën të shtyjnë vendimin për pakësimin e mundshëm të prodhimit të naftës.

Çmimi i naftës për furnizimet në janar ra deri në 51 dollarë për fuçi sot në Nju Jork.

Çmimi ra edhe më shumë pasi vendet anëtare të OPEK-ut thanë se do të presin për të parë nëse shkurtimi i mëparshëm i prodhimit do të ndalojë rënien e ndjeshme të çmimit të naftës. Kostoja për fuçi ka rënë 65 për qind që nga çmimi rekord prej më shumë se 147 dollarë për fuqi, që arriti korrikun e kaluar.

Vendet anëtare të OPEK-ut u takuan javën e kaluar për të diskutuar rreth prodhimit dhe çmimit të naftës. Ata do të mblidhen përsëri më 17 dhjetor. //rd//

XS
SM
MD
LG