Lidhje

Presidenti i zgjedhur Obama, optimist për ekonominë


Presidenti i zgjedhur Barak Obama tha se amerikanët mund të rimarrin nën kontroll 'fatin e tyre ekonomik', përkundër recesionit i cili i ka kushtuar vendit me afër 2 milion vende pune.

Në fjalimin tij të përjavshëm në radio presidenti i zgjedhur tha se rënia ekonomika ka irrituar shumë amerikan. Por ai tha se plani i tij i shpëtimit do të vendosë njerëzit në punë dhe do të forcojë Shtetet e Bashkuara.

Zoti Obama tha se ai do të fillojë një 'përpjekje masive' e cila do të ndihmojë që ndërtesat publike të shfrytëzojnë energjin në mënyrë sa më të efektëshme, do të ketë investime të mëdha për rrugë dhe infrastrukturë, si dhe rimodelim të shkollave.

XS
SM
MD
LG