Lidhje

Santa "zbret" në disa qytete të Shteteve të Bashkuara


Tashmë në Shtetet e Bashkuara ka filluar stina e festave të fundvitit, kur njerëzit kanë dëshirë të bëjnë dhurata, edhe pse ekonomia po përjeton ditë të vështira banorët e qytetit të Kansasit dhe Shën Luisit morën dhuratë para nga disa Santa sekretë.

Një banore që po mundohej të grumbullonte para të mjaftueshme për t'i kthyer ngrohjen me gaz familjes së saj në vështirësi eknonomike, tha se takoi një grua në një dyqan të dorës së dytë në periferi të qytetit. Gruaja e maskuar me syze të errëta dhe një shall dimri i dha asaj 200 dollarë të stampuar me fjalët - nga Santa sekrete. I vetmi kusht për të marrë paratë, ishte të premtoje se do të bëje diçka të mirë për dikë tjetër.

Santa sekrete në qytetin e Kansasit, vite më parë ka qënë Larry Stewart, i cili vdiq nga kanceri rreth dy vjet më parë. Stewart dilte nëpër rrugët e qytetit çdo dhjetor dhe u jepte kalimtarëve të panjohur që dukeshin se kishin nevojë për ndihmë nga 100 dollarë. Para se të vdiste në janar të vitit 2007 Steward i tregoi një miku të tij se do ta merrte malli për praktikën e tij anonime, 26 vjeçare gjatë së cilës ai dhuroi 1 milionë e 300 mijë dollarë. Miku i tij premtoi Stewardit se do të bëhej ai Santa sekret vitin e ardhshëm.

Santa i qytetit të Kansasit tha se po mban premtimin. Këtë vit dy santa sekrete, ai i Kansasit dhe një tjetër në Shën Luis janë parë nëpër dyqane dhe nëpër klinika, duke u dhuruar të varfërve mijëra dollarë, përqafime dhe fjalë inkurajuese. Santat sekrete thuhet se do ta zgjerojnë operacionin e tyre në çdo shtet të Amerikës. Deri tani ato janë parë në Sharlot, Karolinën e Veriut, Phenix, St. Lous dhe Kansas. //rd//

XS
SM
MD
LG