Lidhje

Kaili Minog vazhdon sukseshëm turin e saj muzikor


1.Grupi britanik "Take that", ka vendosur që të përballojë sfidat, duke rinisur një tjetër tur, për të publikuar këngët e reja të albumit më të fundit. Pa kaluar ende jehona e albumit, “Beautiful world”, djemtë britanikë, kanë hedhur në treg albumin e ri të tyre. Ai titullohet “The Circus” dhe doli në treg në datën 1 dhjetor. Kënga “ Greatest day” për momentin klasifikohet në vend të pare në Britaninë e Madhe. Albumi “The Circus” është albumi i pestë, i grupit. Mark Owen, një prej pjestarëve të Take That, thotë se është i lumtur që po nisin sërish turnetë, dhe shpreson që të marrin nga adhuruesit e tyre një pritje të ngrohtë, si shpërblim për punën e tyre.


Kaili Minog ishte në Taivan, në kuadrin e turit të saj KYLIEX 2008. Kjo ishte ndalesa e saj e fundit në Azi, më pas ajo do të shkojë Zelandën e Re.Ylli 40 vjeçar i muzikës, e nisi turneun e saj në Paris në muajin maj. Më shumë se gjysëm milion njerëz kanë qenë pjesmarrës në koncertet e saj .Sipas përllogaritjeve, vetëm skenografia me efektet e ndriçmit, dhe ekrani i madh i vendosur në skenat e koncerteve, ka kushtuar më shumë se 30 milionë dollarë.

Minog interpretoi rreth 20 këngë gjatë koncertit të saj që zgjati më shumë se 2 orë. Biletat për të ndjekur koncertin e Minouge janë shitur nga $45 në $ 180.Këngëtarja australiane ka rreth 28 vjet që është e pranishme në zhanre të ndryshme të artit përpara publikut. Ajo ka nisur karrierën e saj si aktore me telenovelën “Neighbours”. Më pas ajo nisi të merrej me muzikë, dhe ushndërrua në një yll të muzikës pop, me këngën ”Locomotion”, që shënoi një kthesë me mjaft rëndësi në karrierën e saj të mëtejshme.

Përpara albumit të saj të fundit ”X”, Kyllie rendit 9 albume të tjera , ku ka lëvruar zhanre të ndryshme muzikore. Ajo është vlerësuar me disa çmime dhe ka realizuar rreth 6 turne botërorë. Mes viteve 2005 – 2006, ajo u kurua për kancerin e gjirit , si dhe përballoi ndarjen me partnerin e saj për një kohë të gjatë, aktorin francez, Oliver Martinez.Turneu i Kaili Minog vazhdon me koncertin që do të mbahet në Aukland të Zelandës së Re ditën e hënë.//mm//

XS
SM
MD
LG