Lidhje

Obama: Guvernatori të japë dorëheqjen


Presidenti i zgjedhur, Barak Obama, bëri thirrje për dorëheqjen e guvernatorit të shtetit Ilinoit, Rod Blagojeviç, një ditë pasi guvernatori demokrat u arrestua nën akuzat se u përpoq të shiste vendin në senat, që ka mbetur bosh pas fitores së zotit Obama në zgjedhjet e 4 nëntorit.

Një zëdhënës i zotit Obama tha se presidenti i zgjedhur mendon se në rethanat aktuale guvernatori do ta ketë të vështirë të bëjë punën e tij dhe t’i shërbejë popullit të Ilinoit.

Guvernatori Blagojeviç u arrestua dje në shtëpinë e tij në Çikago.

Hetuesit federalë thanë se guvernatorit u përgjuan bisedat telefonike në të cilat përpiqej të përfitonte personalisht në procesin për të caktuar personin që do të zëjë vendin e Presidentit të zgjedhur Obama. Zoti Blagojeviç doli dje para një gjykatësi federal dhe më pas u lirua me kusht. Prokurori federal në Çikago, Patrik Fitxherald, tha se guvernatori u përpoq ta përdorte pozitën e tij për përfitime personale. //rd//

XS
SM
MD
LG