Lidhje

Presidenti boshnjak akuzon homologun e tij kroat



Presidenti boshnjak Nebojsha Radmanoviç akuzoi homologun e tij kroat Stipe Mesiç si “nxitës të luftrave” për shkak të disa deklaratave të tij të bëra për Zërin e Amerikës.

Në fillim të javës, presidenti Mesiç i tha shërbimit kroat të Zërit të Amerikës se disa politikanë, si kryeministri i serbëve të Bosnjes, Milorad Dodik, përbëjnë kërcënim për stabilitetin në Ballkan.

Agjencia e Republikës Serbe në Bosnje-Hecegovinë sot citoi zotin Radmanoviç të ketë thënë se këto deklarata ishin ndërhyrje në marrëdhëniet e brendshme të Bosnjes.

Ai tha se ato gjithashtu fryjnë spekullimet rreth terrorizmit të brendshëm.

Zoti Mesiç ishte në Nju Jork duke drejtuar një sesion të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kur i bëri këto komente.

Presidenti kroat tha gjithashtu se beson se të gjitha vendet e Evropës juglindore do të hyjnë në Nato dhe në Bashkimin Evropian.//rd//

XS
SM
MD
LG