Lidhje

Programi i OKB-së  kërkon mbi 5 miliardë dollarë për të ushqyer të varfrit


Programi i Kombeve të Bashkuara për Ushqimin po kërkon më tepër se 5 miliard dollarë për “një paketë shpëtimi njerëzor”.Drejtorja e Programit të OKB-së për Ushqimin Jossette Sheeran e bëri këtë thirrje sot nga New-Delhi i Indisë, vendi me popullsinë më të madhe të kequshqyer në botë.

Ajo tha se pa një ndihmë të tillë të menjëhershme, dhjetra miliona veta në Afrikë, Haiti dhe në vende të tjera do të mbeten pa ushqim në muajin mars të vitit të ardhshëm.

8 nga vendet më me përparësi në listën e këtij programi të OKB-së për ndihma janë në Afrikë, përfshirë Etiopinë, Sudanin dhe Zimbabvenë.

Zonjusha Sheeran tha se vetëm një përqind e fondit të qeverisë amerikane që ka caktuar për të shpëtuar institucionet financiare e ekonomike amerikane do të mjaftonin për Programin Botëror të Ushqimit. //kk//

XS
SM
MD
LG