Lidhje

Komisioni i reformës zgjedhore dakord për ndryshimin e kodit


Në Shqipëri, komisioni i reformës zgjedhore ra sot pasdite dakord për ndryshimin e kodit zgjedhor të kthyer pas nga presidenti Bamir Topi, duke i dhënë fund në këtë mënyrë odisesë së kesaj reforme.

Presidenti e ktheu kodin pasi afatet e përcaktuara për dekretimin e datës së zgjedhjeve ishin të parealizueshme për garën politike të 2009. Komisioni i reformës ra dakord me një dispozitë kalimtare, pra që do të ketë vlerë vetëm për zgjedhjet e vitit të ardhshëm, sipas së cilës kreu i shtetit dekreton datën e zgjedhjeve brenda 7 ditëve nga hyrja në fuqi e kodit.

Duke patur parasysh periudhat zgjedhore të përcaktuara në kod, pritet që zgjedhjet politike të 2009-s të mbahen më 21 ose 28 qershorin e ardhshëm, dy datat mes të cilave do të duhet të zgjedhë presidenti Topi.

Vendimi i sotëm i komisionit të reformës pritet të marrë miratimin e parlamentit në seancën e fundit të vitit, javën e ardhëshme, duke zgjidhur kështu edhe një ngërç tjetër politik, pasi Partia Socialiste e kishte kushtëzuar pjesmarrjen e saj në votimet e parlamentit me miratimin e kodit elektoral. //ii

XS
SM
MD
LG