Lidhje

SHBA i dorëzojnë Irakut kontrollin e Zonës së Gjelbërt


Shtetet e Bashkuara i dorëzuan Irakut kontrollin e Zonës së Gjelbërt, hapi i parë i një marrëveshje të re sigurimi që do të çojë në tërheqjen e trupave amerikane deri në vitin 2011. Kryeministri Nuri al-Maliki e cilësoi dorëzimin si një shenjë që tregon se Iraku po rifiton sovranitetin më shumë se pesë vjetë pas ndërhyrjes amerikane. Zyrtarët amerikanë kishin kontrollin e zonës së fortifikuar dhe për shumë irakianë ky ishte simbol i pushtimit amerikan. Duke folur në një ceremoni me këtë rast, zoti Maliki propozoi që 1 janari të shpallet festë kombëtare. Në mesnatën e Vitit të Ri, Shtetet e Bashkuara i kthyen gjithashtu qeverisë irakiane kontrollin e Pallatit Republikan në Bagdat. //ii

XS
SM
MD
LG