Lidhje

Kina dhe SHBA shënojnë 30 vjetorin e marrëdhënieve


Kina dhe Shtetet e Bashkuara po shënojnë 30 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike.

Presidenti amerikan Bush dhe homologu i tij kinez Hu Jintao shkëmbyen mesazhe urimi dhe u zotuan të punojnë së bashku për të çuar përpara paqen, qëndrueshmërinë dhe mirëqenien.

Presidenti Bush shkruante në një letër dërguar presidentit kinez se qeveritë kineze dhe amerikane kanë bashkëpunuar vitet e fundit për të përballuar sfidat globale si terrorizmi, epidemitë dhe përhapja e armëve bërthamore.

Zoti Hu tha se Kina ka vullnetin ta forcojë edhe më tej dialogun dhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. //ii

XS
SM
MD
LG