Lidhje

I kalon të 900-at numri i civilëve të vrarë në Gaza



Forcat izraelite të këmbësorisë hynë edhe më thellë, në pjesët e populluara të Rripit të Gazës, për të larguar prej andej luftëtarët e Hamasit, ndërkohë që aeroplanët izraelitë sulmojnë pozicionet e dyshuara ekstremiste dhe tunelet, që përdoren për kontrabandë.

Njoftohet se ushtarët izraelitë të mbështetur nga tanket po luftojnë kundër ekstremistëve të Hamasit në rrethinat e qytetit të Gazës. Në një rast, ushtria njoftoi se udhtarët e saj gjetën një sasi armësh, që sipas saj ishin fshehur në një xhami të bombarduar nga Izraeli.

Zyrtarë të zbulimit izraelit thanë se dyshojnë që Hamasi po përdor bodrumin e spitalit Shifa, më i madhi i qytetit, si bazë të operacioneve.

I dërguari i katërshes për Lindjen e Mesme, ish kryeministri britanik, Toni Blair, tha sot në Kairo se janë hartuar të gjitha hollësitë për t’u dhënë fund luftimeve në Rripin e Gazës.

Presidenti Xhorxh Bush, në konferencën e fundit për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, tha se një armëpushim i qëndrueshëm mund të arrihet vetëm kur grupi ekstremist palestinez Hamas të ndalojë goditjen e Izraelit jugor me raketa. Zoti Bush bëri gjithashtu thirrje që t’i jepet fund kontrabandimit të armëve nga Egjipti në Gaza. Ai tha se Izraeli duhet të tregohet i kujdeshëm për viktimat civile, që shkaktojnë operacionet e tij.

Zyrtarët e sektorit të shëndetsisë në Gaza thanë se mbi 900 palestinezë janë vrarë gjatë kësaj ofensive, për të cilën Izraeli thotë se ka për qëllim të ndalojë ekstremistët e Hamasit që të godasin Izraelin jugor me raketa. Sulmet e palestinezëve me raketa vazhdojnë, edhe ndërsa Izraeli dërgon njëri rezerviste në Gaza. //rd//

XS
SM
MD
LG