Lidhje

Nderohet piloti amerikan që uli avionin mbi Hadsën


Piloti amerikan, i cili kreu një zbritje urgjente plotësisht të sigurtë mbi lumin Hadsën të Nju Jorkut, u nderua dje në qytetin e tij, Danville të Kalifornisë.

Çesli Sallenberger i tha njerëzve që ishin mbledhur për ta nderuar, se ai dhe ekuipazi i tij, bënë thjesht punën e tyre, për të cilën ishin të kualifikuar, kur e ulën pa probleme avionin mbi lumin Hadsën më 15 janar. Këto ishin komentet e para për publikun që piloti bëri që kur ndodhi incidenti.

Kryetari i Bashksisë së qytetit Danville dhe zyrtarë të tjerë shprehën krenarinë në emër të banorëve të qytetit për ekspertizën e lartë që tregoi piloti. Motorri i avionit Airbus që po drejtohej nga Sallenberger pushoi së punuari, pasi u përplas me një tufë zogjsh, menjëherë pasi ishte nisur nga aeroporti "La Guardia" i Nju Jorkut.

Sallenberger nuk pati mundësi të kthehej në aeroport dhe e uli avionin mbi lumin Hadsën. Barkat dhe anije të tjera që po lundronin mbi lumë i nxorën pasagjerët dhe ekuipazhin e anijes nga uji. Të gjithë 155 personat që ndodheshin në bord shpëtuan.//lk

XS
SM
MD
LG